Aktualitet

Përplasja me armë zjarri në Bushat! Apeli i GJKKO lë në burg Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën

Të ndodhur në qeli prej 22 janarit Sakica dhe Troshani kundërshtuan masën e sigurisë arrest ne burg për sulmin me armë ndaj vëllezërve Prendi në Bushat

F.I
Përplasja me armë zjarri në Bushat! Apeli i GJKKO lë në
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

TIRANË-Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën. Të ndodhur në qeli prej 23 janarit Sakica dhe Troshani kundërshtuan masën e sigurisë arrest ne burg për sulmin me armë ndaj vëllezërve Prendi në Bushat, por kërkesa e tyre është rrëzuar. Në kërkim në lidhje me ngjarjen janë ende Franko Leka dhe Aleksandër Prendi.

Sipas SPAK, nga hetimet e zhvilluara rezulton se më 23 gusht 2024, rreth orës 17.00 të pasdites, Sakica, Troshani dhe Leka bashkë me disa persona të tjerë, ende të paidentifikuar, të armatosur dhe me makina të blinduara janë nisur drejt Bushatit për të vrarë anëtarët e familjes Prendi. Por sapo grupi i armatosur shkoi në Bushat, Aleksandër Prendi i ka pikasur duke qëlluar mbi makinat e blinduara. Sipas SPAK-ut, aty ka pasur shkëmbim zjarri pasi janë konstatuar gëzhoja të ndryshme në vendin e ngjarjes.

Samuel Troshanin dhe Izmir Sakica përmenden edhe për masakrën e Dobraçit, ku u vranë 4 persona, dy prej tyre të pafajshëm. Sipas dosjes hetimore, ka dyshime se si Sakica ashtu edhe miku i tij i ngushtë, Troshani ishin pjesë e "togës së pushkatimit" në Shkodër. Dyshja në janar u vetëdorëzuan në Polici për dhunën e ushtruar ndaj 62-vjeçarit Vladimir Bruçi./ZËRI

Poll

MOS HUMB