Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e "Dodës", Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm pas 16 vitesh Donald Hoxha

Hoxha u arrestua në Britani dhe më 25 Prill 2024, ai u ekstradua në Shqipëri.

zh.ll
I akuzuar për vrasjen e "Dodës", Gjykata e Elbasanit shpall
Ish-efektivi i vrarë, Roland Rexhepi ('Doda')

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesë e Prokurorisë dhe i ka dhënë pafajësinë Donald Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e agjentit të Antidrogës, Roland Rexhepit (Doda), ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Hoxha u arrestua në Britani dhe më 25 Prill 2024, ai u ekstradua në Shqipëri. Ai akuzohet se në datën 22.07.2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me armë zjarri ish-efektivin e policisë Roland Rexhepi.

Si u vra “Doda”, Roland Rexhepi

Ekzekutimi i ish-oficerit të Policisë, Roland Rexhepi u realizua mëngjesin e 22 korrikut të vitit 2009. Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi ndaj tij është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri të llojit automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autorët ishin të maskuar, por ekspertët e kriminalistikës kanë mundur të sigurojnë provat e ADN-së të gjetura në një motor, në bishta cigaresh apo në një kapuç të gjetur më vonë brenda një furgoni. Krahasimi i tyre, ka bërë të mundur zbardhjen e identiteteve të autorëve, edhe pse dy të dënuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë krimin. Në rastin e Florind Shabanit, kanë qenë autoritetet hetimore nga Gjermania ato që kanë sjellë provat e ADN-së së tij pasi rezulton i dënuar në shtetin gjerman për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare kanë krahasuar ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani.

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk kishte zbardhur ende vrasjen e ish-efektivit, në një atentat me armë zjarri tre vite më vonë vritet në qendër të Elbasanit biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit të antikrimit në Policinë e Elbasanit. Rexhepi u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që largohet duke çaluar, pasi ndaj atentatorit u kundërpërgjigj me armë biznesmeni, i cili humbi jetën pak momente më vonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB