Aktualitet

I dënuar nga GJKKO, ndalohet ish-shefi i Burgut të Kosovës në Lushnjë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar Myftarin, me 2 vjet burgim, për veprat penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike" dhe "Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike".

E.K
I dënuar nga GJKKO, ndalohet ish-shefi i Burgut të Kosovës
Foto ilustruese

LUSHNJË- Mariglen Myftari, ish-shefi i financës në Burgun e Kosovës në Lushnjë është arrestuar nga Policia pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar me 2 vjet burg për akuzën e shkeljes së barazisë në tender.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar Myftarin, me 2 vjet burgim, për veprat penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike" dhe "Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike".

Në periudhën gjatë së cilës ka qenë shef i Financës, në IEVP Kosovë, Lushnjë, me cilësinë e anëtarit të komisionit për zhvillimin e një tenderi me objekt transportin në këtë IEVP, duke kryer veprime të njëanshme, ka shkelur barazinë e pjesëmarrësve në këtë tender.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar "Takimi i fundit", për ndalimin e shtetasve të dënuar nga GjKKO-ja, për shkelje të barazisë në një tender të zhvilluar në IEVP Kosovë. Ekzekutohet vendimi i GjKKO-së, për ish-shefin e Financës të këtij institucioni, i cili është dënuar me 2 vjet burgim. Rreth 2 javë më parë, Policia ndaloi ish-drejtorin e IEVP Kosovë, të dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për të njëjtën veprimtari kriminale në dëm të pjesëmarrësve në këtë tender.

Në vijim të veprimeve operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar "Takimi i fundit", nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të GjKKO-së, për ndalimin e shtetasit Mariglen Myftari, 33 vjeç, banues në Lushnjë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike" dhe "Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike".

Ky shtetas, në periudhën gjatë së cilës ka qenë shef i Financës, në IEVP Kosovë, Lushnjë, me cilësinë e anëtarit të komisionit për zhvillimin e një tenderi me objekt transportin në këtë IEVP, duke kryer veprime të njëanshme, ka shkelur barazinë e pjesëmarrësve në këtë tender. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB