
TIRANË- I dënuari Altin Kodra, i cili u izolua në regjimin 41 Bis ka kundërshtuar vendimin në Gjykatën e Posaçme. Kodra u izolua në regjimin 41 Bis më datë 16 dhjetor, ai u vendos në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1 (një) viti, pranë IEVP-së Peqin.
Altin Kodra është dënuar me 22 vjet burgim me vendimin nr. 236, datë 10.06.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal. Altin Kodra është dënuar për vrasjen e biznesmenit të tullave në qytetin e Shkodrës, Zamir Bilali.
Ngjarja ndodhi më 14 gusht të vitit 2006, pas një grindjeje mes Kodrës dhe Bilalit, fqinjë mes tyre. /ZËRI