Aktualitet

I dënuar me burg nga drejtësia greke, arrestohet në Kakavijë shqiptari i shpallur në kërkim (EMRI)

Mësohet se Kreshnik Brakaj nga Novosela e Vlorës, është arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet greke.

f.t
I dënuar me burg nga drejtësia greke, arrestohet në Kakavijë
FOTO ILUSTRUESE

KAKAVIJË- Në pikën kufitare të Kakavijës është bërë ndalimi i një 39-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim. Mësohet se Kreshnik Brakaj nga Novosela e Vlorës, është arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet greke.

Brakaj është dënuar në vitin 2015 me 7 vite burg dhe 3000 euro gjobë nga Gjykata 5-anëtarëshe e Apelit të Greqisë Qëndrore-Perëndimore. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “shkelje e ligjit mbi narkotikët”. 39-vjeçari është ndaluar gjatë verifikimit të pasaportës, ndërsa rasti i kaloi Prokurorisë së Janinës për detaje të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB