Aktualitet

Përdhunimi dhe torturimi i shqiptares në Greqi, e ëma me lot në sy: Ia theu krahë e këmbë

33-vjeçarja shqiptare u gjet e lidhur, e dhunuar dhe e përdhunuar brenda një apartamenti. Ajo akuzoi për këtë gjë, një 27-vjeçar palestinez. Ky i fundit u vu në pranga, por sot është liruar nga qelia.

F.m
Përdhunimi dhe torturimi i shqiptares në Greqi, e ëma me lot
Gabriela Çelaj

GREQI- Nëna e shqiptares, Gabriela Çelaj, që ndodhet në gjendje të rëndë në një spital në Greqi, ka rrëfyer detaje nga abuzimi i palestinzit me vajzën e saj. Ajo tregon për mediat greke se të bijën e kanë gjetur të plagosur me thikë në kofshë dhe me dëmtime të mëdha në kokë, sy, krahë e këmbë.

“Ai e kishte goditur me thikë, duke ia thyer krahët dhe këmbët. E kishte goditur edhe në kokë, në sy,”- tregon e ëma e përlotur.

33-vjeçarja shqiptare u gjet e lidhur, e dhunuar dhe e përdhunuar brenda një apartamenti. Ajo akuzoi për këtë gjë, një 27-vjeçar palestinez. Ky i fundit u vu në pranga, por sot është liruar nga qelia.

Shqiptarja i ka treguar policisë se nuk e njihte të riun, port ë dy bashkë kishin lënë një takim dhe kishin rënë dakort për të shkur në shtëpinë e tij për të kryer marrëdhënie.

Por, në banesë është sulmuar nga palestinezi, i cili sipas rrëfimit, e ka detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj, e ka rrahur dhe lidhur.

Poll

MOS HUMB