Aktualitet

Tragjike në Greqi! Fëmija shqiptar mbytet në det, iu shkëput të ëmës nga duart

Mjekët kanë shkuar në në vendngjarje dhe me ndihmën e një defibrilatori kanë tentuar të rikthejnë në jetë fëmijën.

F.m
Tragjike në Greqi! Fëmija shqiptar mbytet në det, iu shkëput
Kretë

GREQI- Një fëmijë, rreth 7 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, është mbytur në në Kretë të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunen, më 1 qershor. Kreta24.gr shkruan se Nikolasi i vogël, i cili ndodhej me nënën e tij në shtëpi, shumë afër plazhit, por që ka dashur të notojë. Ai është shkëputur nga e ëma dhe ka shkuar në plazh.

Vetëm pak minuta më vonë, një banor i zonës ka parë fëmijën duke notuar në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur alarmin. Mjekët kanë shkuar në në vendngjarje dhe me ndihmën e një defibrilatori kanë tentuar të rikthejnë në jetë fëmijën.

Më pas, fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

Poll

MOS HUMB