Aktualitet

Dhunimi i 3-vjeçares, Florjan Binaj në protestë: Moment për t’i dhënë zë prindërve

Gjatë fjalës së tij aktori është shprehur se nëse edhe ky rast do të ngelet thjesht në kuadrin e protestës pa asnjë veprim tjetër, do të zbehet si ngjarje deri në skandalin e radhës.

k.m.
Dhunimi i 3-vjeçares, Florjan Binaj në protestë: Moment
Florjan Binaj

TIRANË- I pranishëm në protestën për dhunën e ushtruar ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në kryeqytet, ishte edhe aktori i njohur, Florjan Binaj. Binaj tha se ky është një moment shumë i mirë për t’i dhënë zë më shumë prindërve që detyrohen t’i çojnë fëmijët e tyre në kopsht. Gjatë fjalës së tij aktori është shprehur se nëse edhe ky rast do të ngelet thjesht në kuadrin e protestës pa asnjë veprim tjetër, do të zbehet si ngjarje deri në skandalin e radhës.

Florjan Binaj:Thjesht duhet të vijnë më shumë prindër. Ishtë një gjë shumë e shëmtuar kur ne po rrinim aty dhe kishte prindër që thonin “të kaloj pak?”. Ndoshta nuk mjafton vetëm kjo protestë, duhet përshkallëzuar dhe më tej. Po e lamë thjesht tek protestimi, do të zbehet, do të zbehet dhe do të nxjerrin një tjetër skandal, do të gjejnë mënyra si ta shpërbëjnë, por është një moment shumë i mirë për t’i dhënë zë të fortë prindërve që detyrohen ta çojnë në kopsht, qoftë dhe pa licencë, si e si t’i çojnë fëmijët në kopsht. Atë detyrë që nuk po e bën shteti, po e bëjnë prindërit. Kjo ka ndodhur sepse në të gjitha hallkat të çdo sistemi nuk futen njerëz që janë profesionistë, por futen ata që shërbejnë atij që e ka futur në punë dhe prandaj jemi këtu ku jemi.

Qytetarët e nisën fillimisht protestën përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa marshuan më tej drejt Ministrisë së Brendshme me thirrjet për të vendosur drejtësi. Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘’Stinët’’ ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin ‘’Stop’’ vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë edhe nisjen e një aksioni nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar të gjitha kopshtet dhe çerdhet. Edukatorja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për 2 efektivët, të cilët neglizhuan çështjen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB