Aktualitet

Kamioni batohet në kthesat e Llogarasë, bllokohet qarkullimi në aksin Orikum-Himarë

Shkak i bllokimit të aksit rrugor u bë një kamion i tonazhit të rëndë, i cili ka ngecur në kthesat e Llogarasë.

k.m.
Kamioni batohet në kthesat e Llogarasë, bllokohet qarkullimi në
pamje nga vendngjarja

VLORË- Aksi Orikum-Himarë u bllokua prej disa orësh mbasditen e sotme, duke krijuar një trafik tejet të rënduar. Shkak i bllokimit të aksit rrugor u bë një kamion i tonazhit të rëndë, i cili ka ngecur në kthesat e Llogarasë.

Kamioni ngeci, pasi shoferi raportohet se morri një manovër të gabuar në kthesën e fortë ku po kalonte. Pjesa e madhe e mjeteve u detyruan të kthehen nga rruga e lumit të Vlorës. 

Kamioni batohet në kthesat e Llogarasë, bllokohet qarkullimi në

Policia mbërriti në vendngjarje për të orientuar drejtuesit e automjeteve të bllokuara.

Poll

MOS HUMB