Aktualitet

Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht/ AMP nis hetimet për 4 efektivë policie

Dosja për 4 policët është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës

E.K
Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht/ AMP nis hetimet për 4
Dhunimi i te mitures

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës dosjen për 4 efektivë të Komisariatit nr. 1, në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin privat “Stinët” ku 3-vjeçarja theu këmbën.

Mësohet se nën hetim janë vënë 3 efektivët e pezulluar nga policia Rustem Dervishi, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj dhe një i katërt që ditën e denoncimit ka qenë i gatshëm.

Të katërt janë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se e kanë neglizhuar çështjen, duke thënë se do të vijonin hetimin të nesërmen dhe në vijim.

Megjithatë, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë verifikuar sipas ligjit dokumentacionet e kopshtit, siç rezultoi më vonë i palicencuar, dhe se prej vitesh vepronte në të zezë. 

Hetuesit po vijojnë hetimet për të parë nëse efektivët e akuzuar kanë përfituar ryshfet për të lehtësuar pozitat e pronarëve të kopshtit privat. Kjo mbetet në kuadër të dyshimeve fillestare pasi për momentin nuk ka prova për ngritje akuze. 

Familjarët e 3-vjeçares deklaruan mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinionin se Drejtoresha e kopshtit i kishte kërkuar babait të vajzës që çështjen ta zgjidhnin në mënyrë private, duke nënkuptuar që ata të mbyllnin gojën kundrejt dhënies së parave.

Njoftimi i AMP-së:

Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e të miturës tek Kopështi 'Stinët' në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për "Shpërdorim detyre".

Të proceduar janë oficerët:

- Nënkomisar Y. Ç., me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve;

- Nënkomisar B.R., specialist për Hetimin e Krimeve, në këtë Komisariat.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera pas denoncimit në Polici dhe publikimit në emisionin investigativ “Stop”, ka dyshime se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit “Stinët” në datë 1 nëntor.

Ndërkohë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për 3 oficerë policie./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB