
Kakavija
GREQI- Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar që ishte i shpallur në kërkim për vepra penale të lidhura me lëndët narkotike.
Arrestimi është kryer në pikën kufitare të Kakavijës, ku shqiptari është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave, në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Gjatë kontrollit të identitetit të tij në sistem, u zbulua se ai ishte dënuar me 7 vjet heqje lirie dhe një gjobë prej 10,000 eurosh nga Gjykata e Pireut për shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike./ ZËRI
Poll