Aktualitet

E dënuar me burg nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Durrës 45-vjeçarja shqiptare

Gjykata e Bolonjës i kishte caktuar masën "Arrest në burg" teksa ajo ndodhej në arrati.

M.M
E dënuar me burg nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në
Momenti i arrestimit

DURRËS- Policia e Shtetit ka njoftuar ka arrestuar një 45-vjeçare të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. E identifikuar vetëm me inicialet  E.Sh., 45-vjeçarja shqiptare ishte e akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Ajo u arrestua nga Policia në qytetin e Durrësit ku qëndronte pas arratisjes nga Italia. Gjykata e Bolonjës i kishte caktuar masën "Arrest në burg" teksa ajo ndodhej në arrati.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Operacionalja 19” çon në pranga një 45-vjeçare, e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasen E.Sh., alias E.Sh., 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës.

Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetase në Itali.

Poll

MOS HUMB