Aktualitet

Atentati ndaj Sinomatit/ Autori me preçizion ushtarak, dyshohet se është i huaj

Policia ka dyshime se atentati mund të jetë kryer nga një qitës me pagesë, me eksperiencë ushtarake

E.K
Atentati ndaj Sinomatit/ Autori me preçizion ushtarak, dyshohet se
Gezim Sinomati

VLORË- Vrasja e Gëzim Sinomatit në qytetin e Vlorës, me snajper, vijon që të mbetet pa autor, edhe pse të gjitha indiciet flasin që personi që ka kryer krimin të ketë qenë një vrasës me pagesë, dhe me eksperiencë të mirë me armët. Kjo për shkak të precizionit me të cilin ai ka vrarë 22-vjeçarin në ballkonin e banesës së tij, ndërkohë që në makinën që u gjet e djegur disa orë pas ngjarjes, u gjet dhe një bllok betoni që ka shërbyer për mbështetjen e armës.

Autori dyshohet se është ndihmuar nga dy persona të tjerë për t’u larguar nga zona, e cila në momentin e krimit ka qenë e pandriçuar, çka vështireson edhe më tej në zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor që po ndjek atentatin ndaj Sinomatit ka dyshime që autori mund të ketë qenë një shtetas i huaj, me eksperiencë ushtarake, i cili ka ardhur në Shqipëri vetëm për të kryer krimin kundrejt pagesës.

Sa i takon të riut Gëzim Sinomati, ai ka qenë një person pa precedent penal, dhe vrasja lidhet vetëm me përfshirjen në ngjarje kriminale të babait të tij, Sokol Sinomatit. Prokuroria ka marrë kamerat e rreth 50 bizneseve rreth banesës së Sinomatit, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë që të çojë në identifikimin e autorëve.

Si ndodhi vrasja

Sa i takon atentatit të mbrëmjes së të dielës (7 Janar), ai ka qenë i mirëorganizuar, ndërsa lëvizjet e viktimës ishin mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh, pas kthimit të tij në atdhe. Në momentin e ekzekutimit në rrugën pranë banesës nuk ka pasur energji elektrike, ndërkohë që mjeti i përdorur nga autorët u gjet disa minuta pas ngjarjes i djegur. Pavarësisht kontrolleve të shumta, pjesë e të cilave u bë dhe reparti i RENEA, policia e Vlorës dështoi që të binte në gjurmët e autorëve, që tronditën qetësinë dhe sigurinë e qytetit në këtë fillimvit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB