Aktualitet

Atentati ndaj Gjeloshit/ Biznesmeni shkoi vetë në spital! Itinerari i ndjekur dhe çfarë kapën kamerat

Pistat ku po heton aktualisht Polica, e cila ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve janë disa. Njëra prej tyre është hakmarrja, referuar një ngjarje kriminale ku Ardian Gjeloshi dhe i vëllai, Dritani janë përfshirë në vitin 2002 ku mbeti e vrarë Marie Prenga.

E.K
Atentati ndaj Gjeloshit/ Biznesmeni shkoi vetë në spital! Itinerari i
Viktima Selman Mihana dhe pamje nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin =e dështuar ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin, ku mbeti i vrarë ekonomisti i firmës së tij të përpunimit të inerteve Selman Mihana. Autorët dyshohet se e kanë mbajtur nën vëzhgim shënjestrën e sulmit për të mësuar lëvizjet e tij, deri mëngjesin e 10 shkurtit ku dhe hapën zjarr ndaj tij. Gjeloshi arriti të shpëtojë ndërsa Mihana gjeti vdekjen në vend, shumë pranë zyrës së tij. Referuar dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, autorët kanë qenë me dy makina të ndryshme, njëra “Range Rover”, tjetra “Golf”. Makina “Range Rover” ka pasur në pjesën e përparme të kofanos një fenelinë policie, ndërsa kanë lëvizur me shpejtësi njëra pas tjetrës.

Autorët kanë qëlluar nga jashtë rrethimit ndërsa Gjeloshi lëvizte me makinë të blinduar. Pas të shtënave me armë zjarri, Ardian Gjeloshi një emër i njohur për Policinë e Kurbinit për shkak të të shkuarës kriminale pavarësisht se ishte i plagosur ia ka dalë që të hipë vetë në makinën e blinduar dhe të shkonte në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa autorët, të cilët besohen të kenë qenë më shumë se dy persona, pavarësisht se kamerat kanë filmuar vetëm dy qitësa janë kapur nga kamerat teksa kanë djegur makinat në zallin e Matit pranë urës së Milotit. Ndërkohë kanë përdorur rrugët dytësore. Detajet janë zbardhur në emisionin “Në shënjestër”.

Atentati ndaj Gjeloshit/ Biznesmeni shkoi vetë në spital! Itinerari i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pistat ku po heton aktualisht Polica, e cila ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve janë disa. Njëra prej tyre është hakmarrja, referuar një ngjarje kriminale ku Ardian Gjeloshi dhe i vëllai, Dritani janë përfshirë në vitin 2002 ku mbeti e vrarë Marie Prenga. këtë ngjarje mbeti i plagosur oficeri i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Kastriot Prenga, si edhe shtetasit Gjergj dhe Vitore Prenga. Lidhur mbi ngjarjen e 22 viteve më parë. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit që dënonte me 20 vite burgim, Dritan Gjeloshin, vëllain e Ardian Gjeloshit. Si personi që mendohet se i zuri rrugës kamionçinës me të cilën familja Prenga, po kthehej nga morti dhe hapi zjarr ndaj tyre, duke lënë të vdekur infermieren Marie Prenga dhe plagosur midis të tjerëve edhe policin Kastriot Prenga.  Ndërsa në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe vetë Dritan Gjeloshi, që pretendoi në mbrojtjen e tij se kishte qenë kamionçina me të cilën udhëtonte familja Prenga, që i kishte zënë rrugën, automjetit të tij tip ‘Benz’

“Ditën e kësaj ngjarje, Kastriot Prenga, së bashku me xhaxhain e tij Gjergj Prenga, nusen e xhaxhait Marie Prenga me dy motrat e tij, Gj. P dhe V. Gj kanë qenë në fshatin Gorre për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshit të Kastriot Prenga. Për nevojat të organizimit të kësaj ceremonie mortore, Kastriot Prenga me kërkesë të familjarëve të tij, ka shkuar për të marrë dërrasa në shtëpinë e shtetasit Gj. Gj, kjo me qëllim për të akomoduar njerëzit e të ndjerit që shkonin për ngushëllim. Gj. Gj, është përplasur me fjalë fyese me Kastriot Prengën pasi pretendonte se ky i fundit me detyrë polic, i ka keqtrajtuar fëmijët. Nga ku konsiston edhe motivi i kësaj ngjarje. Pas përfundimit së ceremonisë mortore, Kastriot Prenga, i cili drejtonte kamionçinën, brenda së cilës në kabinë kishte me vete edhe 5 pjesëtarë të familjes, është nisur për t’u kthyer në shtëpi. Por rreth 1 km përpara se të dilnin në autostradë, automjetit të drejtuar prej tij, i është prerë rruga nga një automjet tjetër.  Nga ku dalë i pandehuri Dritan Gjeloshi, i cili ka gjuajtur me armë zjarri automatik në drejtim të kamionçinës. Ku për pasojë ka gjetur vdekjen Marie Prenga si dhe janë plagosur Kastriot Prenga, Vitore Prenga. Si dhe ka mbetur i plagosur edhe i pandehuri Dritan Gjeloshi, pasi është gjuajtur Kastriot Prenga, i cili kishte armë me leje. Ku është arritur në përfundimin se Dritan Gjeloshi, i ka prerë rrugën qëllimisht kamionçinës ku ndodheshin Kastriot Prenga dhe pesë pjesëtaret e familjes së tij”, thuhet në dosjen hetimore.

Atentati ndaj Gjeloshit

Selman Mihana dhe Ardian Gjeloshi u qëlluan rreth orës 07:00 të mëngjesit të 10 shkurtit teksa po hynin në zyrë. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të firmës që merrej me përpunimin e inerteve, ndërsa autorët kanë qëlluar të paktën 15 herë nga jashtë rrethimit. Plumbat i morën jetën në vend Mihanës ndërsa lanë të plagosur Gjeloshin. Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën. Autorët dhe motivet mbeten ende të paqarta./ZËRI

Poll

MOS HUMB