Aktualitet

Atentati në Lezhë-Tre atentatorët shkuan me 'Audi', i plagosur 'Coli' dhe anëtari i Nikulajve

Sipas grupit hetimor dyshohet se personat që ndodheshin në berberhane, mes tyre një polic, janë kundërpërgjigjur gjithashtu me armë.

F.I
Atentati në Lezhë-Tre atentatorët shkuan me 'Audi', i
Sokol Daci, Ardian Nikulaj

LEZHË-30-vjeçari Sokol Daci mbeti i plagosur me tre plumba gjtë atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) në berberhanen e tij në Rrilë të Lezhës. Përveç tij raportohet se i lënduar ka mbetur edhe një anëtar i fisit Nikulaj. Ai dyshohet të ketë qenë shënjestra e sulmit, ndërsa vijojnë kërkimet në klinika private, pasi deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur.

Dyshimet janë se 30-vjeçari i njohur si Coli nuk ka qenë shënjestra e atentatit, por një nga katër personat e tjerë që ndodheshin brenda biznesit të tij në momentin kur ndodhi ngjarja. 

Autorët mendohet të kenë qenë 3 persona, me një automjet tip 'Audi' dhe njëri prej tyre ka zbritur dhe qëlluar me breshëri automatiku. Sipas grupit hetimor dyshohet se personat që ndodheshin në berberhane, mes tyre një polic, janë kundërpërgjigjur gjithashtu me armë. Raportohet se personi që ka shkëmbyer zjarr me autorët nga brenda berberhanes ku ndodhi ngjarja, ka qenë një punonjës policie. Por në dëshminë e tij, ai ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe disa persona janë shoqëruar gjithashtu në polici.

Kujtojmë se një anëtar i fisit Nikulaj, Ardian Nikulaj, u vra në prill të 2023 në hotelin e tij në Shëngjin, ndërsa si porositës i kësaj ngjarje dyshohet se është Edmond Haxhia për shkak të hasmërisë. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB