Aktualitet

Sulmi në “ONE”/ Lala: Mund të jenë prishur prova që kompromentojnë persona të tretë

Lala tha se këto të dhëna nuk janë pranuar nga Policia dhe Prokuroria.

I.F
Sulmi në “ONE”/ Lala: Mund të jenë prishur prova
Klodiana Lala

TIRANë- Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se dy persona kanë hyrë në ambientete ONE në Laprakë dhe kanë dëmtuar pajisje të brendshme. Lala tha se këto të dhëna nuk janë pranuar nga Policia dhe Prokuroria. Më tej, e ftuar në "MCN", gazetarja shtoi se personat e maskuar, mund të kenë hyrë për të fshirë pamje që kompromentojnë persona të tretë.

“Dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e ONE në zonën e Laprakës dhe sipas të dhënave kanë dëmtuar pajisje brenda. Këto janë të dhëna që nuk janë pranuar nga ana e policisë dhe prokurorisë.

Policia pretendon se nuk ka patur dijeni. Pas sinjalizimi nag media ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë dëhsmi nga personat. Aty ka një pikëpyetje shumë të madhe pse është mbajtur e fshehtë. G.K ka pranuar se dy persona të maskuar kanë hyrë në ambinetet e kompanisë.

Pretendojnë se nuk ka patur dëmtime. Dyshime e prokrurosë dhe policisë janë të madhë se fshihet një gjë e madhe. Na ambinete janë serverat e kompanisë që mbajnë bilancet e kompanisë. Që nga 25 dhjetori ka kaluar kohë e gjatë. Në shumë pamje filmike mund të jenë ndërhyrë për të fshirë çdo provë që kompromenton persona të tretë”, tha Lala./ZËRI

Poll

MOS HUMB