
TIRANË- Sot u mbajt seanca për inceneratorin e Fierit ne Gjykatën e Posaçme ku u pyetën 7 dëshmitarët sipas kërkesës së prokurorit Dritan Prenci.
Dëshmitarët që u pyetën sot në seancë janë: Ueda Hajrullai ekonomiste të dy shoqëritë, Anela Shkurti ekonomiste 2019-2021, Ilirjan Priftaj inxhinier ndërtimi, Perika Totojani inxhier ndërtimi (drejtues teknik), Enid Ndine ndërtues kantieri(inxhinier), Endri Kolaci shofer kamioncine, Alba Thoma zyrtare e ministrisë së mjedisit. Ndërsa Elton Bualli nuk ishte në seancë. Po ashtu u paraqit edhe Arjola Kodra ish-administratorja e incineratorit të Tiranës, por ajo nuk pranoi të merrej në pyetje.
Avokatët e dëshmitarëve kërkuan më shumë kohë për të përgatitur konkluzionet e çështjes dhe për këtë arsye u seanca u shty deri në datë 14 nëntor.
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 6.8 vite burg. Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj, ndërsa Klodian Zoto, aksioneri kryesor i koncesionarit të këtij inceneratori, është dënuar me 12 vite burg, nga të cilat do të vuajë në qeli 8 vite. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia, duke i shpallur të pafajshëm për akuzat e ngritura, zëvendëspresidentin e FSHF, Arben Dervishin, Arjola Kodrën dhe Juri Imerajn. Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi. Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022, prej ku sipas SPAK, rezultonte se për këtë incenerator janë paguar 4 milionë euro për punën që nuk është kryer, ndërkohë që zyrtarët e përfshirë në aferë i kishin shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prek 60 milionë lekë. /ZËRI