Aktualitet

I pajisur me armë e eksploziv, Armiol Rrasa rrëfehet para autoriteteve greke: I druhem një hakmarrjeje

39-vjeçari pretendoi se nuk e dinte se mbante eksploziv dhe sipas tij këto lëndë i përkisnin një tjetër personi. Ai ka pranuar vetëm mbajtjen e pistoletës dhe të plumbave, për të cilat është shprehur se i kishte për vetëmbrojtje.

F.m
I pajisur me armë e eksploziv, Armiol Rrasa rrëfehet para autoriteteve
Armiol Rrasa

GREQI- Armiol Rrasa, shqiptari që u vu në pranga bashkë me partneren e tij, Daniela Luari, ka deklaruar përpara autoriteteve greke se në momentin që është arrestuar, ishte i armatosur pasi druhej nga një hakmarrje e vjetër.

39-vjeçari pretendoi se nuk e dinte se mbante eksploziv dhe sipas tij këto lëndë i përkisnin një tjetër personi. Ai ka pranuar vetëm mbajtjen e pistoletës dhe të plumbave, për të cilat është shprehur se i kishte për vetëmbrojtje.

Partnerja e 39-vjeçarit është lënë e lirë me kusht që të paraqitet një herë në muaj në Komisariat. Armiol Rrasa është arrestuar 12 herë, madje herën e fundit ishte akuzuar për përdhunimin e një të miture. Por sërish ia ka dalë që të dalë nga qelia. Vetëm një muaj më pas është arrestuar sërish, kësaj here për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Precedentët e tij:

09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.

04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.

04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.

10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.

23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.

25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.

17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.

31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.

25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).

06.03.2024 – i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.

04.06.2024 – i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.

06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Poll

MOS HUMB