
DURRËS- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendim e Gjykatës së Lartë, e cila ka dënuar me 30 vite burg Ruzhdi Tasunin. Ai u arrestua në vitin 2020 pasi vrau gruan e tij.
Apeli i Durrësit e kishte dënuar atë me 30 vite burg. Pas vendimit Tasuni iu drejtua Gjykates së Lartë për uljen e dënimit.
Gjatë seancës gjyqsore Tasumi u shfaq i penduar për krimin e rëndë dhe tha se nuk kishte qëllim vrasjën e gruan së tij.
Sipas tij sherri me gruan ka ardhur si pasojë e borxheve që ata kishin. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit në dyqanin e çiftit ku tregtonin metrazhe. Tasuni goditi 6 here bashkëshorten duke i shkaktuar asaj vdekjen./ ZËRI