Aktualitet

I riu i vjedh “Snapchatin” 16-vjeçares: Do të publikoj fotot intime nëse s’kryen marrëdhënie me mua

Adoleshenti e shtantazhonte atë se do t’i publikonte fotot personale nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.

f.t
I riu i vjedh “Snapchatin” 16-vjeçares: Do të publikoj
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË-Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi akuzohet se i vodhi rrjetet sociale një 16-vjeçareje dhe e shantazhoi atë. Adoleshenti e shtantazhonte atë se do t’i publikonte fotot personale nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të. I riu u arrestua, ndërkohë veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut

NJOFTIMI I POLICISË:

I vodhi llogarinë në Snapchat, një 16-vjeçareje, për ta shantazhuar, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit se një e mitur shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë organizuan punën për vënien në pranga të autorit.

Si rezultat, u bënë të mundura kapja dhe arrestimi i një shtetasi 17 vjeç, banues në Lezhë. Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB