Aktualitet

I riu nga Kosova ndalet në 'gate'! Belgjika e kërkon për vjedhje me dhunë, po tentonte të ikte nga Rinasi

35-vjeçari, i identifikuar si Dardan Ramadani është ndaluar në kuadër të operacionit "Gate", me qëllim ekstradimin në Belgjikë.

k.m.
I riu nga Kosova ndalet në 'gate'! Belgjika e kërkon
Foto ilustruese

TIRANË- Një 35-vjeçar i akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë është ndaluar në aeroportin e Rinasit. 35-vjeçari, i identifikuar si Dardan Ramadani është ndaluar në kuadër të operacionit "Gate", me qëllim ekstradimin në Belgjikë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rinas/Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim, që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë. I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, ndalohet në dalje, me qëllim ekstradimin në Belgjikë, 35-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:- D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja me dhunë".Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB