Aktualitet

Taksisti i King di shumë mirë ku ka baza kriminale: Të çoj unë, ia blejnë edhe të huajt...

Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi.  Në këtë moment shpërndarësi hyn në makinë dhe kërkon të shkojë ta marrë drogën te shtëpia e tij te Rruga e Elbasanit.

E.K
Taksisti i King di shumë mirë ku ka baza kriminale: Të çoj
Pamje nga dokumentari

TIRANË- Ka mjaftuar një xhiro me 2 nga shoferët e King Taxi për të parë sesi kokaina është një nga shërbimet kryesore ndaj klientelës. I infiltruari hyn në King Taxi dhe pas një prezantimi të shkurtër kërkon nga taksisti i KING, drogë të llojit kokainë.

Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi.  Në këtë moment shpërndarësi hyn në makinë dhe kërkon të shkojë ta marrë drogën te shtëpia e tij te Rruga e Elbasanit.

Në këtë moment, shpërndarësi bëhet paranojak dhe paralajmëron taksistin që nëse vjen Policia, të dy nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Në mënyrë të sofistikuar, shpërndarësi mëson taksistin që të hapë krahun dhe nëse vjen policia të pretendojë se ka qenë i ndaluar atje dhe nuk ka lidhje me të.

Shpërndarësi ikën të marrë drogën dhe njësoj si në çdo kompani edhe King shet kokainë dhe nuk pyet për rregullat e vendosura për cigaren.  Në këtë moment shpërndarësi telefonon taksistin për ti thënë se cilësinë e mallit e ka të lartë.

Një tjetër shofer i King Taxi rezulton se ka një bazë ku mund të marrë kokainë.

Në 7:30, bashkëpunëtori mori sërish taksistin e King, por ai deklaroi se shpërndarësi nuk ishte i disponueshëm në këtë ditë.

ZËRI: O lal ku mund të gjej ndonjë pikë këtej afër,

Taksisti: Ca pike?

ZËRI: Një gjysmë

Taksisti: Për Zotin, duhet ti themi një shoku ton,

ZËRI: E marrim dot? Jemi mbledh me çunat aty, një gjys

Taksisti: Një gjys? Ja ta marr

ZËRI: Po një pik, një gjys, sa e ka ai?

Taksisti: Më ka thënë 60 e ka të plotën

ZËRI: Jo, një gjys

Taksisti: 30 pra, aq duhet të jetë. A ta mor? Të vijë ai ta ne?

ZËRI: S’është problem o burrë, a është afër ai këtu? E marrim dot?

Taksisti: Vetëm të na e konfirmojë.

ZËRI: E ka të mirë?          

Taksisti: Të mirë e ka, unë se pi. Unë e kam ndihmuar me i gjetë klientë, ka qenë i kënaqur, sidomos me të huaj.

(telefon shpërndarësin, bie zilja)

Shitësi: Hë vllai

Taksisti: Ça bone, ka je kshu?

Shitësi: Sa e mbylla më thuaj

Taksisti: Desha me ardh nga lagjia me ardh me marr një gjys miell, një gjys kile raki…

Shitësi: Po mo vlla, s’është problem faree. Do llogaritësh maksimumi 25 minuta

Taksisti: Jo mor se vij unë të marr megjithë atë

Shitësi: Po, hajd më merr te Komuna e Parisit

Taksisti: Këtu jam, te Komuna e Parisit te rrethrrotullimi.

Shitësi: Hajd, hajd për 5 minuta.

Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi.

ZËRI: Mos na jep llozh?

Taksisti: Jo mor llozhe, e kam shok tjetrin.

Taksisti: Mu më ka thënë është super e mirë, dhe njerëzit që kam çu, sidomos të huaj, kanë ngelur super super të kënaqur.

Taksisti: Të thotë dhe provoje ai?

ZËRI: Pse shalqi është?

Taksisti: Jo mor vëlla, thuaj dua ta provoj, ik në banjo dy minuta…

ZËRI: Po krijova kontakt lidhje, e kam për përherë

ZËRI: Ma jep çik numrin

Taksisti: Thuaji vet kur ta takojmë, lidhesh me të direkt.

Në këtë moment shpërndarësi hyn në makinë dhe kërkon të shkojë ta marrë drogën te shtëpia e tij te Rruga e Elbasanit.

Shpërndarësi: Hë mo nona si kalove?

Taksisti: Ledi, shoku

Taksisti: Do një gjys ky shoku

Taksisti: A ke nerva të shkojmë te shtëpia e këtij te Rruga e Elbasanit?

Taksisti: Duan ta provojnë iherë

Taksisti: A po ec puna?

Taksisti: Ke fillu me punë te Albani? Po Jetmirin, ortakun e tij? E kisha nga fshati e se dija.

(ecin rrugës, ndalojnë te banesa e shpërndarësit)

Shpërndarësi: Le të ecin ato.

Në këtë moment, shpërndarësi bëhet paranojak dhe paralajmëron taksistin që nëse vjen Policia, të dy nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Shpërndarësi: Sidoqë të jetë puna, ti ke qenë ndalum, larg qoftë mo, ta kesh parasysh sa here.

Taksisti: E sheh që e mbajta mend? Se nga poshtë nga krahu tjetër nuk e harroj. Duhet me i mësu ca rrugica.

Shpërndarësi ikën të marrë drogën dhe njësoj si në çdo kompani edhe King shet kokainë dhe nuk pyet për rregullat e vendosura për cigaren.

Taksisti: A pi cigare?

ZËRI: Po

Taksisti: Ndize.

(Vjen shpërndarësi dhe kërkon kontakt të përhershëm me klientin).

Shpërndarësi: si do ia japim tashi?

Taksisti: Tashi ia jap unë dhe çoji mesazh ti

Taksisti: Si e kishe emrin?

Në këtë moment shpërndarësi i thotë taksistit për ti thënë se cilësinë e mallit e ka të lartë.

Shpërndarësi: Dëgjo, 0.6 e sipër pa amoniak./ZËRI

Poll

MOS HUMB