BRITANI E MADHE- Trafikantët e njerëzve janë kapur duke u mburrur para një ekipi "të infiltruar" nga Express.co.uk për kalimin me gomone për në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike shkruan se ka siguruar disa biseda me kontrabandistët shqiptarë, të cilët detajuan se çfarë bëjnë për të fituar para. Duke shfaqur klipe ekskluzive nga reklamat e tyre në mediat sociale, raporti se gangsterët ishin të gatshëm të bënin telefonata anonime në këmbim të parave për të mashtruar autoritetet britanike. Reklamat në rrjetet sociale tregojnë se trafikantët nuk bëjnë asnjë ditë pushim ndërsa pagesa për person ka arritur deri në 3500 paund.
“Shqipe, eja nisuni, maksiumi për 12-24 orë do jeni në hotel, nisje çdo ditë shqipe,”- shkruhet në një prej reklamave në rrjetet sociale.
Hetimi ndaj bandave shqiptare u nxit nga një rritje masive e qytetarëve shqiptarë që shkonin me gomone drejt Anglisë.
"1-2% e të gjithë meshkujve të rritur të Shqipërisë kanë udhëtuar në Angli me gomone,"-u tha deputetëve vitin e kaluar komandanti i Kanalit Klandestin të Forcave Kufitare të MB, Dan O'Mahoney. Duke u paraqitur si një familje shqiptare që kërkon të transportojë të afërmit e tyre në Angli, ne kontaktuam lehtësisht me disa trafikantë që reklamonin udhëtime me varka të vogla në platforma të ndryshme të mediave sociale.
Një nga llogaritë me të cilat kontaktuam ishte e gatshme për të kontrabanduar fëmijë të pashoqëruar në Britaninë e Madhe, madje duke ofruar një zbritje prej 500 £. Për shembull u stis historia për të trafikuar një djalë 15-vjeçar, familja e të cilit nuk donte që ai të rrezikonte në udhëtimin e tij.
Por gjetja më shqetësuese ishte vendndodhja ku ishin bazuar këto rrjete. Të gjithë ata që kontaktuan, kishin një numër të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, madje njëri diskutoi për marrjen e parave brenda për brenda vendit./Zëri.ai