Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon lirinë, Lefter Alla i bën rekurs vendimit të Apelit

Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut. 

k.m.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon lirinë, Lefter Alla i
Lefter Alla

TIRANË- Ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për masën e vendosur "arrest me burg". Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut. 

Lefter Alla u vu në pranga disa muaj më parë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza "shkelje të barazisë në tendera" dhe "shpërdorim të detyrës". Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani "BOE England", e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, "OE 2AF Albania shpk", lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. Ndaj Lefter Allës, rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Daçit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit./ZËRI

Poll

MOS HUMB