TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga SPAK për Eria Agon. Prokuroria e Posaçme kundërshtoi lirimin nga qelia të ish-të dashurës së Safet Bajrit më 20 nëntor 2025 nga Apeli i GJKKO-së.
Eria Ago akuzohej se ndihmoi Safet Bajrin që të largohej nga vendi i krimit pas atentatit vdekjeprurës ndaj Fatbardh Liçit në Shkodër. Ago u lirua pas ankimimeve të depozituara, por SPAK ishte kundër dhe bëri ankimim në Gjykatën e Lartë, e cila ka lënë në fuqi lirimin e bërë nga shkalla e dytë e GJKKO.
Po ashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të premte rekursin e Eria Ago-s, ish-partnerja e Safet Bajrit, e cila kishte kërkuar heqjen e masës së “arrestit shtëpiak”. Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën e sigurisë ndaj Agos nga “arrest në burg” në “arrest ne shtëpi”, më 20 nëntor të vitit të kaluar, teksa ajo kishte kërkuar heqjen e arrestit shtëpiak në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit ka rrëzuar rekursin.
Prej muajsh, Eria Ago mbahej në paraburgim në Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit. Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici.
Sipas saj ditën kur ka ndodhur vrasja e Fatbardh Licit, ka qenë në Tiranë dhe pretendon se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e Astmer Bilalit. Mirëpo, sipas dosjes së SPAK rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Astmer Bilalin. Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë./ZËRI