Aktualitet

Ishte e fundit që pa Almën me tre fëmijët/ DËSHMIA e kunatës: Po ta dija se do mbytej bashkë me fëmijët, s'do e kisha lënë

Kunata ka treguar edhe fjalët e fundit të 39-vjeçares, ndërsa ka sqaruar edhe momentin e ndarjes nga Alma Arrazi dhe më pas telefonatën që bëri në mjedisin e jashtëm të lokalit.

k.m.
Ishte e fundit që pa Almën me tre fëmijët/ DËSHMIA e
Pamjet e fundit të Alma Arrazit

SHKODËR- Valentina Arrazi ishte personi i fundit që pa gjallë kunatën e saj, Almën dhe tre fëmijët e saj. Ndaj edhe është thirrur sërish sot në orën 09:55 për të dhënë dëshminë e saj. Kësaj here kërkesa për thirrjen e saj është bërë nga prokurori Ledion Tema, pasi ka dyshime tek dëshmia që ajo ka dhënë herën e parë. 

Valentina Arrazi ka rrëfyer se rreth orës 17:30 sëbashku me kunatën e saj dhe fëmijët kanë dalë nga shtëpia për të pirë një kafe, gjë që e praktikonin shpesh mes tyre pasi kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Kunata ka treguar edhe fjalët e fundit të 39-vjeçares, ndërsa ka sqaruar edhe momentin e ndarjes nga Alma Arrazi dhe më pas telefonatën që bëri në mjedisin e jashtëm të lokalit.

“Dolëm për të pirë një kafe sëbashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën. Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë. Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë sëbashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë. Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanim dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin. Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty. Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj. Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë”, tha ajo.

Valentina Arrazi tregoi se kunata e saj ishte larguar edhe para rreth një muaji tek familjarët për shkak të debateve me Erdgysin dhe se nuk dyshoi kur ajo i tha se do ta merrte i vëllai. Më tej ajo ka deklaruar se telefonoi bashkëshortin e saj, Edison Arrazin dhe e njoftoi se Alma do ikte në Durrës. 

“Para një muaji Alma kishte qenë tek familja e saj në Durrës për shkak të debatave që mund të kenë pasur. Pavarësisht situatës, Alma i ka kërkuar Edgysit që të shkonte e ta merrte dhe se ia kishte falur faktin që ishte njohur me një vajzë tjetër me shpresen se ai do ta linte atë për të vijuar me familjen e tij. Erdgysi ka shkuar dhe e ka marrë duke qenë se ajo e kishte kërkuar. Fakti që ishte larguar edhe para një muaji tek familja nuk më bëri të dyshoj për atë gjë aq të rëndë që Alma bëri. Unë po ta dija se Alma do mbytej bashkë me fëmijët do kisha bërtitur në mes të lokalit dhe nuk do ta kisha lënë kurrë por nuk e dija sepse thjeshtë më tha se do e merrte i vëllai. Pasi Alma u largua unë nxora telefonin dhe lajmërova bashkëshortin tim se nuk kisha internet dhe se do ikja për në shtëpi. Pasi i thashë se isha pa internet, vijova rrugën deri në shtëpi. Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Erdgysi se do shkonte në Durrës. Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje. Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund. Kemi kërkuara e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë derisa Erdgysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve,"-dëshmoi ajo.

Valentina Arrazi, u paraqit në Prokurori e shoqëruar nga familjaret e familjes Arrazi, ndërkohë që kunati i saj është ende në burg. Erdgys Arrazi ndodhet i arrestuar në burgun e Reçit për akuzën “shkaktim të vetëvrasjes”, pas tragjedisë së ndodhur më 2 maj në Shkodër, ku bashkëshortja e tij Alma Arrazi dyshohet se u vetëhodhë bashkë me tre fëmijët në lumin Buna.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Trupat e dy vajzave dhe djalit janë varrosur pranë familjes të të atit në Shkodër, ndërsa e ëma e tyre prihet në Durrës pranë familjarëve të saj. Por Erdgys Arrazi ende ndodhet në burg pasi akuzohet se ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB