Aktualitet

Ishte liruar me kusht, i riu ngacmon seksualisht 19-vjeçaren në Tiranë! Tjetrës i zë 'pritë' me thikë

Si të mos mjaftonte ngacmimi, 27-vjeçari një ditë ka kanosur një tjetër vajzë me thikë teksa kalonte në rrugë. 

Zeri
Ishte liruar me kusht, i riu ngacmon seksualisht 19-vjeçaren në
Marash Gjoklaj

TIRANË- Marash Gjoklaj, 27 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të dielë pasi akuzohet për ngacmim seksual. Sipas bluve të kryeqytetit i riu ka ngacmuar seksualisht në vendin e punës një 19-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës. Si të mos mjaftonte ngacmimi, 27-vjeçari një ditë ka kanosur një tjetër vajzë me thikë teksa kalonte në rrugë. 

Rezulton se i riu më parë është dënuar me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, aktualisht i liruar me kusht. 

Marash Gjoklaj nuk është një emër i panjohur për Policinë. Në dhejtor të vitit 2017, ai ka tentuar të grabisë në grua, por përfundoi i marrë peng në bodrumin e një pallati nga djali i zonjës, i cili bashkë me dy shokë të tij e dhunoi. Po ashtu ai është akuzuar dhe për ngacmim seksual ndaj një të miture. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Ngacmoi seksualisht një shtetase, vihet në pranga 27-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, aktualisht i liruar me kusht. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se një një biznes në njësinë administrative nr. 8, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj.

Gjithashtu, po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht është i liruar me kusht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB