
ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Andi Rexhepi ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në punë. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Carpenedolo.
Shqiptari humbi jetën pasi ra nga çatia e magazinës ku punonte prej 10 muajsh. 43 vjeçari ishte baba i një vajze 16 vjeçare. Ai po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin kur u rrëzua dhe ndërroi jetë në vend.
Mediat italiane shkruajnë se ishin kolegët e shqiptarit ata që njoftuan autoritetet që tashmë po merren me hetimin e plotë të ngjarjes së rëndë./ZËRI