Aktualitet

Italianët që bëjnë kërdinë! Nënkontraktorja e fasonerisë: ‘Erman Alba’ dhe 'Modin' më kanë mbi 50 mijë euro borxh

Ajo shprehet se fasoneria e saj ka pasur një marrëveshje si nënkontraktore me dy kompanitë, ndërsa për shkak të vështirësive shprehet se e ka mbyllur punën, pasi borxhet në banka e bënë të vështirë mbajtjen hapur të biznesit të ngritur me djersë, por të shkatërruar nga mashtrimet.

Edon Kuqi
Italianët që bëjnë kërdinë! Nënkontraktorja e
Gazetari Edon Kuqi dhe denoncuesja

TIRANË- “Kam mbi 50 mijë euro pa marrë, dua lekët e mia”, kështu e nis rrëfimin e saj për ZËRI-n, Fatmire Bido, e cila është mashtruar nga dy kompani italiane, “Erman Alba” dhe “Modin”, të cilat i detyrohen miliona lekë fatura të papaguara nga puna e kryer prej saj. Ajo shprehet se fasoneria e saj ka pasur një marrëveshje si nënkontraktore me dy kompanitë, ndërsa për shkak të vështirësive shprehet se e ka mbyllur punën, pasi borxhet në banka e bënë të vështirë mbajtjen hapur të biznesit të ngritur me djersë, por të shkatërruar nga mashtrimet.

Biseda me zonjën Fatmire Bido

Edon Kuqi: Përshëndetje zonja Fatmire, për çfarë e keni kërkuan ndihmën e ZËRI-t sot?

Fatmire Bido: Ndihmën e ZËRI-t e kam kërkuar se nuk më ka bërë pagesat firma ‘’Erman Alba’’. Unë kam lidhur në 2020-ten kontratën me ata. Kam punuar shumë mirë, pagesat i bënin të gjitha në rregull. Në 2023-shin filluan pastaj duke mos bërë pagesat. Nga janari deri në qershor nuk kanë paguar, kam 22 000 euro që kanë për të mi dhanë, pres të na ndihmojë shteti se jam shumë në hall. Kam mbyllur fasonerinë vetëm për këtë shkak, të mospagesave, të punës që unë kam bërë. Plus që kemi lekët që kemi marrë nëpër banka për të paguar punëtorët, jo sigurimet, jo taksat e shtetit., etj… Kam marrë lekë në bankë për të bërë pagesat. Kam kontaktuar me Massimon, me Samuelen, njëri nuk ma hapi telefonin, tjetri më tha duro kur ke duruar kaq duro dhe pak, pastaj nuk ma hapi më. Nuk e di qa do bëhet me ne, shpresën tek zoti dhe tek ju.

Edon Kuqi: Kur ka qenë kontakti i fundit?

Fatmire Bido: Në fund të majit, na morën punën e na thanë se do të nisim përsëri në shtator, morën mallin dhe u shkëputën.

Edon Kuqi: Përpos problemeve që keni hasur me ‘’Erman Alba’’, një tjetër problem është marrëdhënia kontraktuale që ju keni pasur me ‘’Modin SRL’’.

Fatmire Bido: Edhe më këtë të njëjtin problem kam, nuk më kanë bërë pagesat. Kam 32 mijë euro me këto dhe 22 mijë i kam me ‘’Erman Alba’’. Kemi harxhuar të gjitha kursimet për të ecur përpara, por nuk të lënë.

ZËRI u drejtohet me një shkresë zyrtare, institucioneve të vendit, ndërsa do tentojnë të kontaktojë sërish përfaqësuesit e kompanive italiane. Misioni vazhdon…/ZËRI

Poll

MOS HUMB