
TIRANË- Një tjetër rast abuzimi nga kompania italiane e fasonerisë “Erman Alba”, mbërrin në Redaksinë e ZËRI-t. Mirela Karaj, e cila drejton një fasoneri në Sukth të Durrësit ka pasur një marrëveshje si nënkontraktore me kompaninë në fjalë, me pronar shtetasin italian, Giuseppe Civita, shprehet se ky i fundit i ka një detyrim të papaguar prej 8500 eurosh. Në rrëfimin e saj, Karaj shprehet se Samuele dhe Giuseppe i kanë bllokuar numrin e telefonit për të eleminuar kështu çdo kontakt me të, kjo vërtetohet dhe në prani të ZËRI-t ku tentojmë ti telefonojmë, por thirrja nuk shkon.
Biseda me zonjën Mirela Karaj
Edon Kuqi: Përshëndetje zonja Mirela, për çfarë e keni kërkuar ndihmën e ZËRI-t sot?
Mirela Karaj: Kam punuar me një firmë italiane, për 4 muaj, i kam bërë punën dhe pagesën nuk e kam marrë, ‘’Erman Alba’’. Pagesën nuk ma kanë bërë, më sillnin punën, më lanë dhe dy muaj pa punë dhe asnjë herë nuk u treguan korrekt. Plus asaj dhe fijet ua blija, me një kosto prej 300 mijë lekësh. I thoja Samueles të lutem më sill fijet më thoshte ti sjell radhës tjetër dhe asnjëherë nuk i sillte.
Edon Kuqi: Kur ka nisur bashkëpunimi juaj?
Mirela Karaj: Bashkëpunimi ka nisur me 3 shtator 2023 deri më 22 nëntor 2023, por pagesë nuk kam marrë. Kam marrë një pagesë në dorë dhe pagesën në bankë asnjëherë nuk ma ka hedhur. Sa herë flisja me Samuelen më thoshte pa merak se do ti kaloj tek ekonomistja në Tiranë. Kur më erdhi malli më tha më liro linjën se unë do të mbajë me punë gjatë gjithë kohës dhe pagesën do e marrësh çdo datë 15. Asnjëherë nuk u realizua.
Edon Kuqi: Cila ka qenë marrëdhënia juaj me ‘’Erman Alba’’?
Mirela Karaj: Nënkontratore. Detyra ime ishte të qepja punën, cilësinë, ndërkohë që asnjëherë nuk patën ankesa, i bëra punën korrekte në datën fikse që e kërkonin, pagesën nuk ma bënë asnjëherë me datë fikse.
Edon Kuqi: Keni marrëveshje të shkruar?
Mirela Karaj: Kemi marrëveshje kam kontratën. Kam mesazhet që të gjitha. Telefonat nuk na i hapin, numrat na i kanë bllokuar, mesazheve nuk u përgjigjen. Mallin e fundit ia kam bllokuar, 3500 bluze, se unë i kam punëtoret të gjitha pa punë. Ato as nuk më dhanë përgjigje, as punën nuk sollën as pagesën nuk e bënë.
Edon Kuqi: Sa është pagesa që iu detyrohet sot ‘’Erman Alba’’?
Mirela Karaj: Vetëm për punën është 8500 euro. Ndërsa për fijet është 350 euro, që janë koshient që i kanë marrë fijet, i kam të gjitha faturat edhe mesazhet me zë që Samuele na i ka sjellë që pagesën do ua sjellim shumë shpejt tek ekonomistja në Sauk.
Edon Kuqi: Çfarë kërkoni sot nga ZËRI?
Mirela Karaj: Të marr pagesën time, 8500 euro dhe 350 euro fijet. Madje unë kam kërkuar një urë bashkëpunimi dhe i kam thënë nëse nuk ke të mi hedhësh të gjitha, vazhdo sill punën dhe kur të bësh pagesën e punës çdo datë 15, mi kalo pak e nga pak. Më ka bllokuar numrin.
(Tentojmë ta telefonojmë Samuelen, por nuk i shkon zilja, tek asnjëri nga numrat që poseidon)
Edon Kuqi: Zonjën Mirela e ka bërë bllok, por sa do të vazhdojë të fshihet nga drejtësia.
ZËRI do u drejtohet me një shkresë zyrtare, institucioneve të vendit, ndërsa do tentojë të kontaktojë sërish me administratorin e komanisë “Erman Alba”, i cili ka dhe llogari të tjera të pambyllura me punonjësit shqiptarë. Misioni vazhdon…/ZËRI