Video

Inspektoriati nis monitorimin e fasonit pas denoncimit tek ZËRI

Inspektoriati Shtetëror i Punës bën me dije se pas inspektimit të kryer pranë fasonerisë “Sinless Confuzioni”, e cila administrohet nga shtetasi italian Francesco Peluso, janë konstatuar katër shkelje.

F.m
Inspektoriati nis monitorimin e fasonit pas denoncimit tek ZËRI
Gazetari Edon Kuqi dhe fasoneria

TIRANË- Inspektoriati Shtetëror i Punës i është përgjigjur këtë të martë kërkesës për informacion të kërkuar nga ZËRI sa i përket rastit të denoncuar në redaksinë tonë, nga punonjësit e firmës “Sinless Confuzioni”, të cilat kishin dy muaj pa marrë pagat dhe mbi gjashtë muaj pa siguracione. Në kthimin e përgjigjes, Inspektoriati Shtetëror i Punës, bën me dije se pretendimet e zonjave të fasonerisë, të ngritura në redaksinë e ZËRI-t qëndrojnë dhe se pas verifikimeve të kryera pas vënies në dijeni nga ana jonë ka rezultuar se siguracionet shëndetësore dhe shoqërore ishin të papaguara.

Më tej, Inspektoriati Shtetëror i Punës bën me dije se pas inspektimit të kryer pranë fasonerisë “Sinless Confuzioni”, e cila administrohet nga shtetasi italian Francesco Peluso, janë konstatuar katër shkelje.

Në vijim të përgjigjes së tij, Inspektoriati Shtetëror i Punës, sqaron se do të ndjekë nga afër rastin në fjalë, ndërsa shton se pas marrëveshjes së arritur mes punëmarrëseve dhe shtetasit italian, me ndërmjetësimin e ZËRI-t se paga e prapambetur e muajit shkurt do të kalojë me 15 prill 2024, ndërsa e Marsit më datë 15 maj 2024, Inspektirati i Punës sqaron se do të ndërhyë sërish pas kësaj date për të verifikuar nëse është zbatuar akti notarial, i nënshkruar më datë 27 Mars 2024 mes Francesco Pelusos dhe punonjëseve, pranë noterit Dritan Gjana në Tiranë. Ndërkohë, Inpektoriatri Shtetëror i Punës, pranon që është vënë në dijeni nga një punonjëse e “Sinless Confuzioni”, që më datë 9 shkurt të vitit 2024 se ishte hequr me pa të drejtë nga puna.

Poll

MOS HUMB