TERNI– Kapet pas më shumë se një viti autori i plagosjes së një karabinieri, i cili u plagos gjatë një përleshjeje me ‘skifterët’ shqiptarë. Autori u "tradhëtua" nga gjurmët e ADN-së. Ngjarja ndodhi në orën 6:30 të mbrëmjes së 19 nëntorit, vitin e shkuar, në një vilë në Martinsicuro, kur tre banditë të maskuar hynë me forcë për të grabitur vilën. Në banesë ndodhej nëna e moshuar e pronarit, e cila qëndronte në papafingo.
Sipas mediave të huaja, e alarmuar nga zhurma që bënë grabitësit, gruaja e thirri menjëherë të birin, i cili, me të nxituar në shtëpi, u përball me "skifterët". Megjithëse e identifikoi veten si karabinier dhe i urdhëroi të ndalonin, të tre e sulmuan brutalisht me kazmë, levë dhe shkopinj. Pasi u godit brutalisht, efektivi u shemb pa jetë në tokë. Karabinieri u ndihmua nga kolegët e tij, të cilët e çuan në spital ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale - të nevojshme për të ndaluar gjakderdhjen e brendshme. Mjekët i hoqën dhe një pjesë të shpretkës që ishte e dëmtuan, duke i shpëtuar kështu jetën.
Ndërkohë vazhdonte hetimi për kapjen e agresorëve. Hetimi kompleks, i cili zgjati nëntë muaj, filloi me një inspektim të plotë dhe gjetjen e gjurmëve biologjike në një elektrik dore që e mbante në gojë njërit prej grabitësve, ndërsa përpiqej të hapte kasafortën. Analiza nxori një profil ADN-je të një burri, një 38-vjeçari të shpallur në kërkim për krime kundër pronës. Por edhe pse i shpallur në kërkim, rezultonte i pagjurmueshëm. Kjo sepse shqiptari e kishte ndyshuar identitetin e tij për të shmangur arrestimin.
Më 31 korrik 2025, Karabinierët e Alba Adriatica arritën ta gjenin dhe kapnin atë në Rovigo, duke ekzekutuar një urdhër ndalimi. Hetimet nga RIS në Romë konfirmuan një përputhje të ADN-së me atë të gjetur në vendin e ngjarjes. e kërkesë të Prokurorisë së Teramos, më 8 gusht 2025, gjyqtari i hetimeve paraprake urdhëroi paraburgimin e tij për "tentativë vrasjeje" dhe "tentativë grabitjeje të rënduar".
Gjatë hetimit, Karabinierët zbuluan gjithashtu se krimi ishte kryer nga individë të lidhur me një sindikatë italo-shqiptare të specializuar në vjedhje dhe grabitje në të gjithë Italinë. Gjatë operacionit, u arrestuan anëtarë të tjerë të grupit, përfshirë një të arratisur të kapur në Tortoreto më 15 mars 2025, dhe tre individë të arrestuar më 28 prill 2025, për zhvatjen e një biznesmeni./ZËRI