Aktualitet

Iu gjet drogë në shtëpi, pranga shqiptarit në Itali

Gjatë kontrollit u gjetën 1604 gramë hashash, 40,5 gramë kokainë të ndarë në doza të peshave të ndryshme dhe një peshore precize.

f.t
Iu gjet drogë në shtëpi, pranga shqiptarit në Itali
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Një 48 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për drogë. Shqiptari banues në Sant’Angelo Lodigiano i punësuar në sektorin e ndërtimit, dyshohej se plotësonte të ardhurat e tij duke shitur hashash dhe kokainë.

Ai u ndalua pas një kontrolli të kryer nga policia edhe me ndihmën e njësisë së qenve të Guardia di Finanza. Gjatë kontrollit u gjetën 1604 gramë hashash, 40,5 gramë kokainë të ndarë në doza të peshave të ndryshme dhe një peshore precize, raportojnë mediat vendase.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB