Aktualitet

‘Jemi të mbytur’, fermerët e Beratit, Lushnjes dhe Fierit në protestë: Domaten na e marrin me 20 lekë

Në shenjë protesta ata i kanë hedhur kastravecët dhe domatet në rrugë

E.K
‘Jemi të mbytur’, fermerët e Beratit, Lushnjes dhe Fierit
fermeret ne proteste

BERAT- Fermerët e Beratit, Lushnjes dhe Fierit janë bashkuar në një protestë paraditen e sotme pranë Urës së Kuçit, për shkak se produktet e tyre shiten në kosto. Fermerët shprehen se me çmimet që grumbullohen sot domatja dhe kastraveci, që janë produktet kryesore të tyre, ata dalin me humbje, dhe nuk mund të përballojnë dot shpenzimet.

Një pjesë e fermerëve thonë se janë me kredi, dhe kjo situatë e vazhdueshme i ka bërë që të mendojnë sërish largimin në emigracion.

“Kam kredinë, më vjen kredia tek shtëpia, me çfarë do e paguaj? Unë jam i mbytur, kastraveci po prishet. Nuk kam ku të vete më, boti do kredinë, edhe një javë afat kam, çfarë do bëj, me çfarë do i laj? Fëmijët i kam me temperaturë, nuk kam çfarë të bëj më. E pashë keq do iki. Kam qenë 15 vite në Greqi. Kjo protestë do vazhdojmë, do kërkojmë të drejtën tonë”, tha një fermer.

Fermerët shprehen se një kilogram domate ua marrin me 20 lekë, ndërsa në Tiranë e shesin me 160 lekë. Po e njëjta situatë dhe me kastravecin, sipas tyre.

Në shenjë proteste ata hodhën një pjesë të produkteve të tyre në rrugë.

Poll

MOS HUMB