
FIER- Novruz Cenalia është ekzekutuar teksa po shkonte në merrte detyrën si çdo ditë. Efektivi i forcave "Shqiponjat" në Fier është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Baltëz nga një person që Policia e ka identifikuar me inicialet A.M. Sipas njoftimit të Policisë, viktima në momentin që është qëlluar me armë zjari ka qenë i veshur me uniformën e Policisë, por nuk dihen ende shkaqet e ekzekutimit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat RENEA që janë vendosur në kërkim të autorit, i cili sipas dëshmitarëve është larguar me një mjet ngjyrë blu.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./ZËRI