Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve Ceno Klosi

Rapotohet se ai tashmë do të kalojë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në postin e zëvendësministrit. 

E.K
Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve Ceno Klosi
Ceno Klosi

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë këtë të martë dorëheqjen nga posti që mbante. Rapotohet se ai tashmë do të kalojë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në postin e zëvendësministrit. Ceno Klosi u emërua në krye të Tatimeve me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2021.

Ai pasoi në këtë detyrë, Delina Ibrahimaj, e cila tashmë është ministre e Shtetit për Sipërmarrjen. Gjatë periudhës 2015-2021 Klosi ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE). Në qershor të vitit 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare Ujësjellës -Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta (AKUM)./ZËRI

Poll

MOS HUMB