Aktualitet

Jo vetëm me diploma false/ Universiteti ‘WISDOM’ zgjodhi anëtarët e Institucioneve të Drejtësisë!

Aranita Brahaj shkruan se skandali nuk është ndalur vetëm me diplomat false.

k.m.
Jo vetëm me diploma false/ Universiteti ‘WISDOM’ zgjodhi
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga skandali i diplomave të nxjerra nga Kolegji Universitar "Wisdom". Gazetarja Aranita Brahaj ka reaguar pas skandalit me shpërndarjen e diplomave false. Në rrjetet e saj sociale, Brahaj shkruan se skandali nuk është ndalur vetëm me diplomat false, por madje kanë votuar edhe mbi kandidatët potencial për Institucione të Larta të Drejtësisë KLGJ dhe KLP.

NJOFTIMI KU PËRMENDET WISDOM:

Mbi përzgjedhjen e pesë organizatave të Shoqërisë Civile të cilat do të kryejnë verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson Shoqërinë Civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në përputhje me procedurat e parashikuara nga nenet 56 dhe 154 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, pas përfundimit të procesit të votimit pesë organizatat që morën më shumë vota ishin si më poshtë: ✓ Qendra “Qëndresa Qytetare”; ✓ Shoqata “Drejtësia Sociale”; ✓ Klinika Ligjore “Wisdom”; ✓ Fondacioni “Kontribut për Edukim”; ✓ Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm. Organizatat e mësipërme të përzgjedhura si anëtarë të komisionit të shoqërisë civile zgjodhën si kryetar të këtij komisioni z. Gentian Serjani, përfaësues i shoqatës “Drejtësia Sociale”. (Avokati i Popullit; përzgjedhje; kritere; Komision Ad hoc; shoqëria civile; organizata të shoqërisë civile; anëtar KLP; anëtar KLGJ; Këshilli i lartë gjyqësor; Këshilli i Lartë i Prokurorisë; Reforma në Drejtësi; institucionet e reja të drejtësisë).

Reagimi:

""WISDOM" zgjedh antaret e Institucioneve te Drejtesise !! Ndodh edhe kjo ne Tirane ... Ndersa autoritetet italiane po na tregojne "lajkat luxoze" te WISDOM per te mbajt licensa duke korruptuar grate e Qeverise me canta brendi e dhurata , skandali paska qene me i thelle./ZËRI

Poll

MOS HUMB