KORÇË- Ndalojnë reshjet e dëbores në qarkun e Korçës. Raportohet se pas mesantës situata nga moti i keq është normalizuar duke sjellë dhe zbllokimin e disa akseve. Në akset Korçë–Dardhë, Korçë–Voskopojë rrugët janë të kalueshme. Ndërkohë ndalohet qarkullimi i mikrobuseve në pikën turistike të Dardhës.
Autoritetet apelojnë drejtuesit e mjeteve që të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore. Ndërkohë qindra qytetarë janë nisur drejt Korçës këtë të dielë. Voskopoja po ashtu mbetet një destinacion i preferuar ditën e sotme.
Te izoluara për shkak të daljes së përroit si dhe rënies së shkëmbinjve janë fshatrat Dushar dhe Zerec në bashkinë e Maliqit. Ndërsa probleme me energjinë elektrike këtë të dielë raportohet të ketë vetëm në Njësinë Administrative Çlirim në bashkinë e Kolonjës./Zëri.ai