
TIRANË- Të tjera mesazhe janë zbardhur nga çkodimi i aplikacionit të kriptuar "SkyECC". Kësaj here personazhë kryesore janë zv/drejtori i policisë së Shkodrës, Ardrit Hasanbegaj dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Biseda e mëposhtme është zhvilluar në shkurt të vitit 2021, ku mesa duket në Shkodër kishte nisur "fushata" për mbjelljen e kanabisit. Gazetari Elton Qyno ka shkruar për "OraNews" se një person ishte kapur me fara kanabisi në Velipojë, e për ngjarjen ishte njoftuar edhe Gjoka. Ky i fundit tentoi që të ndihmonte të arrestuarin, duke kontaktuar menjëhere me Hasanbegajn që ta ndihmonte. Por në biseda, zv/drejtori i Policisë i tha se nuk ndodhej në qytet që ta ndihmonte, apo që ta porosiste që të mos përmendte emra të tjerë.
BISEDA E ZHVILLUAR MES TYRE:
Pëllumb Gjoka: …si je vëlla? Keni kap një djalë nga Velipoja me do fara. Shife nëse ke mundësi ndonjë ndihmë, se filloi fushata…
Hasanbegaj: …mirë vëlla po, tani më thanë. Nuk kam çi bëj vëlla, është arrestuar po ishalla nuk nxjer emra të tjerë…
Pëllumb Gjoka:…Ishalla…
Hasanbegaj:…se po pysin, nuk jam aty që ti thoja mos folë se e ha bashkëpunimin. Ta merrja me vete të zyra ime…
Pëllumb Gjoka: …shif po pate ndonjë aty, se ai kalama është…
Hasanbegaj: …po ata aty, janë nga këta ekselentët e Lleshit (Sandër Lleshaj, ish-ministër i Brendshëm), që njoftojnë direkt Ardi Veliun, po tu thuash…. Po ja do u them, lere se do pyes unë, mbase se kanë pyetur…
Këtu mbyllet komunikimi i parë dhe më pas, të dy flasin sërish pas 6 orëve.
Pëllumb Gjoka:…Vëlla foli gjë ai…se ata mendojnë që jeni ju…?
Hasanbegaj: …jo jo nuk ka folë farë. Jo në dijeninë time. O vëlla ne nuk jemi, nuk di ça të them…S’kam shkuar janë në Tiranë…
Pëllumb Gjoka: …as Tirana…? …Kusho, (e ka fjalën për Mir Brulin nga Velipoja i arrestuar së fundi tek dosja me 50 persona të arrestuar), po më thotë se i kanë ardhur letrat nga Mali i Zi…
Hasanbegaj:…Po i kanë ardhur sot, kur i paskan ardhur, unë kam qënë që të premten këndej…
Pëllumb Gjoka:…a mer ndonjë oficer nga Mali i Zi, në operacionin arrestimesh bashkë me ju këtu…? Shif nesër kur të shkosh…se ai më tha….
Hasanbegaj:…Po jo mo vëlla,ça lesh operacioni, veç po kanë ardhur këto dy ditë, po do mi kishin thënë. Mos ka ardhur në kufirin ai Malazezi?Se do mi kishin thënë…
Pëllumb Gjoka:…ok ok vëlla, shif nësër kur të shkosh…./ZËRI