Aktualitet

'Ka shumë...'/ Ilir Beqaj merr dosjen hetimore të Sterilizimit, del me valixhe nga SPAK

Teksa dilte nga ambientet e SPAK, ish-ministri u shpjegua para gazetarëve se duhet të kishte me vete valixhen pasi dosja është e madhe dhe nuk kishte mënyrë tjetër transporti. 

k.m.
'Ka shumë...'/ Ilir Beqaj merr dosjen hetimore të
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë sot nga ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar "i ngarkuar". Në pamjet e siguruara nga ZËRI, Beqaj shihet me një kuti kartoni në duar, ndërsa avokati i Ermal Yzeiraj e ndjek nga pas me një valixhe brenda të cilës janë të gjithë fashikujt e dosjes së Sterilizimit. Teksa dilte nga ambientet e SPAK, ish-ministri u shpjegua para gazetarëve se duhet të kishte me vete valixhen pasi dosja është e madhe dhe nuk kishte mënyrë tjetër transporti. 

MOMENTI ME VIDEO:

Pyetje: Zoti Beqaj me valixhe me vete...për dokumentat?

Ilir Beqaj: Dokumenta janë këto...derisa dosja është e madhe...

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të 'check up' po e heton prokurorja Elida Kaçkini. Më 18 mars SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB