
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi sot politikën dhe mbarë opinionin publik, për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani.
Mësohet se Bogdani ka qenë duke konsumuar kafe me miqtë e tij në hotelin Rogner në Tiranë, ku ka shprehur shqetësimet e para në lidhje me frymëmarrjen. Ai ka shkuar drejt tualetit, ku dhe më pas është gjetur pa ndjenja nga miqtë e tij, të shqetësuar nga vonesa e pazakonshme.
“Kam probleme me frymëmarrjen”, mësohet të jetë shprehur Bogdani, përpara se të shkonte në tualet, ku dhe dyshohet se ka pësuar arrestin kardiak. Kanë qenë miqtë dhe stafi i hotelit që kanë tentuar që t’i japin deputetin ndihmën e parë, ndërsa u dërgua pa shenja jetë në QSUT.
Edhe pse mjekët e kanë futur menjëherë në intubim, Bogdani nuk ka mundur që të mbijetojë. Vdekja e tij ka shkaktuar një sërë reagimesh të politikanëve dhe jo vetëm, ndërsa la pas bashkëshorten e tij Edlira Çepani si dhe dy fëmijë të mitur. /ZËRI