
ITALI – Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Venecia të Italisë. Tre të rinj, mes tyre 2 shqiptarë, ndërruan jetë. Viktimat janë Egli Gjeci 26 vjeç, Altin Hoti 22 vjeç dhe italiania Giulia di Tillio, rreth 20 vjeçe. Të gjithë banonin në komunën e Portogruaros.
Prokuroria po heton ngjarjen e rëndë, ndërsa paraprakisht mësohet se makina ka shkatërruar barrierat e rrugës dhe ka rënë në lumë. Mediat italiane shkruajnë se tragjedia ishte e trefishtë, për të treja familjet, që humbën të afërmit e tyre. Por, tragjedia është edhe më e rëndë për familjen Hoti nga Kosova. Kjo sepse nga kjo familje, kanë humbur jetën brenda vitit në aksidente, dy djemtë.
-
Mjeti përfundon në kanal, vdesin 3 të rinj në Itali
8 Dhjetor, 09:33
Po në këtë komunë, në maj 2023, u shua në moshën e rinisë edhe Admir Hoti, vëllai më i vogël i Altin Hotit. Ai u përplas me një tjetër makinë dhe automjeti i tij u nda përgjysmë, duke rezultuar fatal për jetën e të riut. Në këtë aksident, në makinë ishte dhe babai i 19-vjeçarit, që u plagos.
Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më të rëndë është fakti se viktima i aksidentit të sotëm, Altin Hoti, kishte postuar në FB një mesazh ngushëllimi për vëllanë e vogël të ndjerë, pa e ditur se dhe vetë do ishte viktimë e një aksidenti. “Më mungon shumë kampioni im. Kjo jetë pa ty është vërtet e vështirë. Na mungon shumë. Të premtoj se do të bëj gjithçka për të marrë drejtësinë. Mezi PRES TË TAKOJ PËRSËRI VËLLAI IM”, shkruante Altin Hoti.
Altin dhe Admir Hoti ishin vëllezër me njëri-tjetrin dhe brenda të njëjtit vit, në të njëjtën komunë, humbën jetën në dy në aksidente të ndryshme./ZËRI/