Aktualitet

Kanabis me postë nga Spanja, arrestohet 20-vjeçari nga Kamza

Gjithashtu është identifikuar dhe shpallur në kërkim porositësi i pakos

E.K
Kanabis me postë nga Spanja, arrestohet 20-vjeçari nga Kamza
pamjet e arrestimit

TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “adresa” dhe ka vënë në pranga një 20-vjeçar nga Kamza.

I riu u kap në flagrancë duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC që vinte nga Spanja.

“Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja”, njofton policia.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Pakoja me 593 gramë lëndë narkotike u sekuestrua.

Poll

MOS HUMB