Aktualitet

Kapen "skifterët" shqiptarë në Mykonos, vidhnin turistët, 'plaçkat' i fshihnin mes shkëmbinjve

Në pranga ka përfunduar një 32-vjeçar shqiptar, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 3 persona të tjerë, po ashtu shqiptarë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar me emër.

k.m.
Kapen "skifterët" shqiptarë në Mykonos, vidhnin
Pamje nga aksioni

GREQI- Një grupi "skifterësh" i është ndaluar aktiviteti në ishullin e Mykonisit. Në pranga ka përfunduar një 32-vjeçar shqiptar, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 3 persona të tjerë, po ashtu shqiptarë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar me emër. I arrestuari u pikas nga Policia teksa po shënjestronte banesën e radhës ku do të futej për të grabitur. 

Pasi tentoi që të largohej me vrap, nuk ia doli dhe përfundoi në pranga.

Sipas mediave greke, i riu dhe grupi i "skifterëve" futeshin në hotelet e turistëve dhe më pas, plaçkat që vidhnin, më pas i fshihnin në çadra mes shkëmbinjve.

Ndër sendet më të preferuara për t'u vjedhur nga grupi ishin paratë, veshje dhe ora. Për ta, ka prova se kanë hyrë në 7 banesa dhe kanë grabitur sende me vlerë më shumë se 55 mijë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB