
KOLUMBI- Klodian Zaimi ose siç nihet me nofkën "El Gringo" është arrestuar këtë të martë nga autoritetet kolumbiane pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafik droge dhe pastrim parash. Bashkë me të, në pranga kanë rënë dhe 8 narkotrafikantë të shpallur në alert të kuq nga SHBA-
Siç raportojnë mediat vendase, Klodian Zaimi ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesës së sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga portet e Kartagjenës. drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur varka të shpejta.
Gjithashtu në këtë operacion u kapën José Luis Rosero Ibarra, alias El Animal, Ismaelino Muñoz Quistial, alias Guillo, 'El Mayor' ose 'El Viejo' dhe Edëin Alberto Coral López, alias 'Chicarra'. Pritet ekstradimi i tyre drejt SHBA-së./Zëri.ai