Aktualitet

Karta sociale/ DW: Refugjatët s’do të marrin para në dorë, nuk mund t’ju çojnë lekë familjarëve

Kjo kartë lejon që paratë të qëndrojnë brenda Gjermanisë dhe mos të lëvizin nëpër Evropë.

f.t
Karta sociale/ DW: Refugjatët s’do të marrin para në
foto ilustruese

TIRANË- Gjermania po ashpërson politikën për sa i përket refugjatëve. Ata duan të fusin një kartë sociale, që këta të fundit të mos marrin më para në dorë. Sipas gazetares së Deutsche Welle, Lindita Arapai, e cila ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, kjo kartë lejon që paratë të qëndrojnë brenda Gjermanisë dhe mos të lëvizin nëpër Evropë.

Lindita Arapi: Për gjermanët, emigracioni është një nga temat kryesore këtë vit. Gjermania po e ashpërson politikën në të vërtetë, e kemi parë edhe muajt e fundit. Tani ka një debat, sepse Gjermania do të fusë një “social card”, që quhet karta sociale, pra, që refugjatët të mos marrin para në dorë më, por të marrin vetëm një “social card”.

Aldo: Me pikë ose me bonuse?

Lindita Arapi: Po. Ajo është një lloj… “social card” do të jetë e mbushur le të themi, do të ketë një shumë të caktuar dhe refugjatët do të bëjnë me të pagesat e përditshme: në ushqime, në artikuj të tjerë. Për shumën, se sa do të jetë karta, këtë e vendos secili land më vete. Gjermania e ka çështje landesh këtë çështjen e refugjatëve, edhe nuk do të kesh mundësi të tërheqësh para “cash” me këtë kartë. Bundestagu do të vendosë këtë javë që “social card” të futet dhe në ligjin për mbështetjen e azilkërkuesve dhe për këtë është rënë dakord më parë, por ka grindje brenda qeverisë sepse të Gjelbrit thonë: “Jo, nuk kemi për ta bërë ndryshimin në ligjin federal, mjaftojnë që landet ta zbatojnë atë për të cilën kemi rënë dakord”. Ndërkohë që ka kritika, sepse thonë të Gjelbrit po e minojnë këtë projekt. Në të vërtet është një temë shumë e debatuar sepse në Gjermani mendohet që ka një lloj debati që refugjatët vijnë në Gjermani për shkak të ndihmave sociale të larta që marrin.

Aldo: Pra, domethënë, ky refugjat me këtë “social card”, nuk mund t’i çojë para familjes së vet në Shqipëri, në Kosovë?

Lindita Arapi: Jo! Pikërisht për këtë bëhet edhe “social card”. Është një nga arsyet që politikanët e kanë përmendur. Në të vërtetë, se sa para marrin refugjatët, varet edhe nga statusi që ka refugjati.

Aldo: Paratë me këtë “social card” ngelen përsëri në Gjermani dhe nuk lëvizin nëpër Evropë?

Lindita Arapi: Ky është synimi, po!

Poll

MOS HUMB