Bota

"Kemi ardhur për pushime në Madrid", çifti shqiptar kapet me 340 mijë euro të padeklaruara

Brenda makinës policia zbuloi një vend të fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro “cash”, të prerjeve 20 dhe 50. 

f.t
"Kemi ardhur për pushime në Madrid", çifti shqiptar
PARATË

FRANCË- Pushimet nuk duket se kanë shkuar aq mirë për një çift shqiptar, të cilët kishin vendosur të kalonin fundjavën në  Masris. Doganierët e Dax në Francë kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh të cilëve u është gjetur një shumë të madhe eurosh të padeklaruara, raportojnë mediat e huaja.

Doganierët kanë ndaluar mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën “A63”, ku ata janë shprehur se po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës. Gjatë kontrollit në bagazhin e makinës është gjetur një pjesë metalike e cila ishte prerë. Brenda saj është gjetur një vend i fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro “cash”, të prerjeve 20 dhe 50. 

"Kemi ardhur për pushime në Madrid", çifti shqiptar
PAMJE NGA MAKINA

Me dyshimet se paratë janë të ardhura nga droga, dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne./ZËRI

Poll

MOS HUMB