Aktualitet

Kërkoi heqjen e sekuestros së telefonit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Monika Kryemadhit

k.m.
Kërkoi heqjen e sekuestros së telefonit, Gjykata e Lartë nuk
Monika Kryemadhi

TIRANË- Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e ish-kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Rekursi i Kryemadhit është bërë më 1 mars. Kjo e fundit kërkoi heqjen e sekuestros ndaj telefonit të saj, i cili është marrë gjatë një kontrolli në banesën e një të afërmi të saj. 

Celulari është sekuestruar pas kontrolleve të bëra në banesën e çiftit Meta-Kryemadhi. Për ta rimarrë, Kryemadhi duhet të provojë që ky telefon i përket asaj dhe jo dikujt tjetër. Vetë deputetja është shprehur se ky send i është marrë pas nisjes së hetimeve për inceneratorët, duke qenë se Partia e Lirisë ka bërë një sërë denoncimesh publike.

Kryeprokurori Altin Dumani gjatë një takimi me gazetarët, e cilësoi sekuestrimin e aprovuar nga gjykata “si një mjet për kërkimin e provës”, por nuk dha më shumë detaje. Çifti Meta-Kryemadhi po hetohen për dy çështje, e para për lobim dhe pastrim parash. E dyta është dosja CEZ-DIA./ZËRI

Poll

MOS HUMB