
TIRANË-GJKKO ka lënë në burg Ramazan Rrajën, nipin e ish-deputetit të PS, Rahman Rraja. Ky i fundit dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji. Rraja kishte ankimuar masën e sigurisë të vendosur për të, atë të arrestit me burg.
Ramazan Rraja u la në burg nën akuzat për trafik droge, pas zbulimit të bisedave në aplikacionin e koduar Sky Ecc. Ndërkaq, ai ka dhe masë sigurie edhe për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
NJOFTIM PËR MEDIAT
Kërkuesi Ramazan Rrahja më datë 08.04.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr.308 akti, dt.21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të caktohet masa e sigurimit ajo e “Detyrimit për t u paraqitur në policinë gjyqësore” ose ajo e “Arrestit në shtëpi”. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 214, Nr.Regj. Them 214, datë 13.05.2024 vendosi:
-Papranueshmërinë e kërkesës penale me numër 214 rregjistri themeltar, datë rregjistrimi 08.04.2024 me kërkues Ramazan ----Rraja me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, për shkak të heqjes dorë.
-Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.
-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimit.
U shpall sot në Tiranë, më datë 13.05.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar