Aktualitet

Beleri kërkon leje për t'u betuar, Gjykata e Lartë: Vendimin e merr prokurori

Gjykata shton se përsa kohë çështja gjendet në Gjykatën e Posaçme, kërkesa nuk mund të shqyrtohet nga trupë tjetër gjykuese.

E.K
Beleri kërkon leje për t'u betuar, Gjykata e Lartë: Vendimin
Fredi Beleri

TIRANË- Vendmi për lirimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për tu betuar në detyrë duhet ta vendosë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe jo Gjykata e Durrësit siç ka kërkuar Beleri. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë pas kërkesës së bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë shton se as Drejtoria e Pqërgjithshme e Burgjeve nuk ka asnjë kompetencë për dhënien e lejes për Fredi Belerin, i cili prej muajsh kërkon lirimin nga burgu.  Gjykata shton se përsa kohë çështja gjendet në Gjykatën e Posaçme, kërkesa nuk mund të shqyrtohet nga trupë tjetër gjykuese.

Për çfarë akuzohet Fredi Beleri?

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ato kanë një sfond politik.  Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit deri tashmë.

Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian. Zyrtarët grekë po e ngrenë këtë çështje në instanca të ndryshme ndërkombëtare./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB